Vizitë studimore në Itali

Pjesëmarrës nga institucionet e ndryshme të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtar nga Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës, në kuadër të Projektit “KOS/18/0005 Supports to Kosovo’s European Integration”, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe ekspertizës së administratës publike për të zbatuar legjislacionin kombëtar në përputhje me acquis në të gjitha fushat e synuara që ndërlidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Republikës së Kosovës, në kuadër të komponentës së Kapitullit IV: Liria e Lëvizjes dhe Kapitali, kanë qenë pjesëmarrës në kuadër të vizitës studimore të organizuar me datë 25-29 Mars 2024 në Romë – ITALI.

Kjo vizitë/trajnim është realizuar lidhur me analizën strategjike të NjIF, e cila ka pasur si qëllim të identifikojë trendet dhe indikatorët e ndërlidhur me PP/FT, si dhe identifikimin e kërcënimeve dhe dobësive që ndihmojë hartimin e politikave në këtë fushë. Pjesëmarrës kanë qenë zyrtar nga Njësia për Inteligjencë Financiare, Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financiave, Punës dhe Transfereve

Vizita u realizua në Njësinë për Inteligjencë Financiare të Italisë (Unità di Informazione Finanziaria per l’Italia UIF ), si dhe tek Guardia di Finanza (GdF) – konkretisht Njësia Speciale e Policisë së Valutave (Nucleo Speciale Polizia Valutaria) dhe Shërbimin Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar (Servizio Centrale di Investigazione sulla Criminalità Organizzata SCICO).

Falënderojmë autoritetet Italiane për mikpritjen, si dhe Projektin “KOS/18/0005 Supports to Kosovo’s European Integration” për përkrahjen e dhënë në fushën e Integrimit Evropian të Kosovës.