Pjesëmarrës nga institucionet e ndryshme të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtar nga Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës, në kuadër të Projektit “KOS/18/0005 Supports to Kosovo’s European Integration”, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe ekspertizës së administratës publike për të zbatuar legjislacionin kombëtar në përputhje me acquis në të gjitha fushat e synuara që ndërlidhen me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Republikës së Kosovës, në kuadër të komponentës së Kapitullit IV: Liria e Lëvizjes dhe Kapitali, kanë qenë pjesëmarrës në kuadër të vizitës studimore të organizuar me datë 08-12 Prill 2024 në Helsinki – FINLAND.
Kjo vizitë/trajnim është zhvilluar lidhur me Parandalimin e Pastrimit të Parave tek Bizneset dhe Profesionet e Jo-Financiare”, ku gjatë kësaj vizite janë mbajtur takime dhe shkëmbyer praktike me disa autoritete si Autoriteti Administrativ i Finlandës Jugore (Kirjaamo Etelä-Suomi -AVI) , Oda e Avokatëve të Finlandë (Suomen Asianajajaliitto), Zyra për Regjistrim dhe Patenta (Patentti- Ja Rekisterihallitus -RPH) si dhe vizitë bilaterale tek Njësia për Inteligjencë Financiare e Finlandës (Rahanpesun selvittelykeskus, Keskusrikospoliisi).
Pjesëmarrës në këtë vizitë/trajnim kanë qenë zyrtar nga Njësia për Inteligjencë Financiare, Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Drejtësisë.
Falënderojmë autoritetet Finlandeze për mikpritjen, si dhe Projektin “KOS/18/0005 Supports to Kosovo’s European Integration për përkrahjen e dhënë në fushën e Integrimit Evropian të Kosovës.