Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës në vazhdimësi të ngritjes së bashkëpunimit ndërkombëtarë me FIU homologe, në kuadër të përfaqësimit në takimin e 24-të të grupeve punuese dhe regjionale të Egmont Group të mbajtur nga 29 Janar deri me 02 Shkurt 2024 në Maltë, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me FIU-në e Tanzanisë.
Ky memorandum është nënshkruar në frymën e bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellë, dhe ka për qëllim të ndihmojnë shkëmbimin e informacionit për të lehtësuar analizën në lidhje me rastet e dyshuara të pastrimit të parave, veprave të ndërlidhura penale dhe financimin e terrorizmit, si dhe me qëllim të shpërndarjes së informacionit që mund të rezultojë në hetime dhe ndjekje penale nga autoritetet kompetente në vendin përkatës, brenda kuadrit të legjislacionit kombëtar në fuqi të atij vendi. Po ashtu shkëmbimin e praktikave të mira ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit me qëllim të forcimit të kapaciteteve të NjIF-ve, për të parandaluar pastrimin e parave dhe luftuar financimin e terrorizmit.