Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës me datë 26/07/2021 ka publikuar Udhëzimin Administrativ MF (NjIF-K) Nr. 01/2021 për Pronarin Përfitues për Subjektet Raportuese me qëllimi të rritjes së transparencës së pronësisë përfituese, si dhe udhëzimit të subjekteve raportuese të përcaktuara sipas Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Financimit të Terrorizmit, për identifikimin dhe verifikimin e pronarëve përfitues me qëllim të menaxhimit me efektivitet të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ky udhëzim është hartuar edhe me ndihmën e ofruar nga Projekti kundër Krimit Ekomomik në Kosovë (PECK III), si dhe përveç tjerash ofron edhe shembuj praktik për nivelet e kontrollit të pronësisë përfituese përmes qasjes në tri nivele siç janë kontrolli përmes pronësisë, kontrolli përmes mjeteve tjera dhe kontrolli përmes pozitës së lartë menaxhuese.