Me qëllim të përforcimit të masave kundër pastrimit të parave (PP), NJIF-K publikon raportin e tipologjive të pastrimit të parave. Ky raport është pjesë e përpjekjeve të Kosovës konkretisht Njësisë për Inteligjencë Financiare, për:
- uljen e nivelit të korrupsionit,
- uljen e ekonomisë informale
- uljen e veprave tjera të ndërlidhura të PP/FT si dhe
- forcimin e mekanizmave të monitorimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve, subjekteve raportuese në mënyrë efikase, transparente dhe llogaridhënëse.
Ky raport do të shërbej për ngritjen e kapaciteteve për zbulim, hetim, ndjekjen penale të pastrimit të parave dhe veprave të ndërlidhura.
Në këtë drejtim, raporti në fjalë do të sigurojë mbështetje në luftën kundër veprave penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT) dhe veprave të ndërlidhura, duke qenë se do të hedhë dritë mbi risqet sektoriale të pastrimit të parave që ndërlidhen me veprat penale bazë dhe cenueshmëritë aktuale mes subjekteve raportuese kombëtare.
Qëllimi i këtij raporti është përmirësimi i masave të pajtueshmërisë dhe sigurimi i informacionit shtesë për hetuesit dhe autoritetet e mbikëqyrjes në lidhje me rastet ilustruese të pastrimit të parave.