Njësia për Inteligjencë Financiare dhe Administrata Tatimore e Kosovës me datë 17/06/2020 kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit, me qëllim të rritjes së shkëmbimit të informatave lidhur me zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave, luftimin e financimit të terrorizmit, evazionit tatimor dhe veprave të tjera të ndërlidhura penale, si dhe ngritjen dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.
Memorandum Bashkëpunimi në mes NjIF-K dhe ATK
