Punëtoria “Financimi i Terrorizmit dhe Shpëlarja e Parasë”

Më 28 dhe 29 Qershor në Prishtinë është mbajt punëtoria “Financimi i terrorizmit dhe shpërlarja e parasë”. Kjo ngjarje është organizuar nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale (ICITAP) dhe Zyra Tej oqeanike për Trajnim, Asistence dhe Zhvillim Prokurorial (OPDAT) në Kosovë, në kuadër të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, me përkrahje dhe mbështetje të Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe PK. Punëtoria ka adresuar sfidat dhe zbrazëtirat potenciale në legjislacionin vendor, bashkëpunim dhe kapacitetet e gjitha institucioneve përgjegjëse për rregullim, trajtim dhe ndjekje të financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parasë.
Drejtori i NJIF-K z.Dardan Nuhiu në fjalën e tij tha se institucioni që ai përfaqëson, është siguruar që të marrë masat e duhura në mënyrë që të parandalohet dhe të luftohet pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit. “Të dhënat për vitin 2016 tregojnë për një vit në progres të rezultateve. Ka pasur ngritje prej rreth 40 % të raporteve të transaksioneve të dyshimta. Ngjarjet globale dhe zhvillimet e fundit në skenën ndërkombëtare kanë ndikuar dhe janë reflektuar edhe në vendin tonë duke bërë që të ngritët vigjilenca e institucioneve vendore. Kjo ka ndikuar edhe në ngritjen e raporteve të transaksioneve të dyshimta”, tha Nuhiu.
Pjesëmarrës në këtë punëtori kanë qenë zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtar nga institucione te zbatimit te ligjit dhe institucionet tjera relevante të fushës së LPP/LFT.

Foto 4