Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës bëhet anëtarja më e re e Egmont Group (rrjeti i Njësive të Inteligjencës Financiare në botë). Antarësimi i NjIF është një arritje e madhe për vendin në rrugëtimin tonë për antarësim në organizata ndërkombëtare.
Ky antarësim do t’i kontriboj luftimit dhe parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
NjIF-K bëhet anëtarja e 153 e kësaj organizate ndërkombëtare, në takimin vjetor te Egmontit që po mbahet në Doha të Katarit (https://www.egmontgroup.org/en/content/kosovo)
Gjatë këtij takimi është anëtarësuar në grupin Egmont edhe NjIF nga Cape Verde, që përbën një arritje të mëtejshme në kuadrin e zgjerimit të rrjetit global të inteligjencës financiare.