10.11.2016, Prishtinë –
Me qëllim të informimit të stafit të Kompanive të Sigurimeve lidhur me ndryshimet ligjore të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, Njësia për Inteligjencë Financiare në bashkpunim me Shoqatën e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës kanë organizuar trajnim ku znj. Flutra Blakcori-Xerxa nga Departamenti Ligjor (NjIF-K) dhe znj. Mirlinda Dreshaj-Berisha nga Departamenti për Pajtueshmëri dhe Inspektim (NjIF-K) kanë ligjeruar për ndryshimet ligjore dhe mbikqyrjen e pajtueshmërisë.
NjIF-K dhe Shoqata e Kompanive të Sigurimeve me anë të këtij trajnimi u siguruan që zyrtarët e pajtueshmërisë për PPP/LFT në Kompanitë e Sigurimeve që ishim pjesmarrës në trajnim të jenë të informuar për ndryshimet ligjore që dalin nga Ligji Nr. 05/L-096.