Ju njoftojmë se pas konsultimeve dhe komenteve të pranuara nga subjektet raportuese Njësisë për Inteligjencë Financiare ka finalizuar Urdhëresën Administrative NJIF-K Nr. 02/2015 për Parandalimin dhe Zbulimin e Pastrimit të Parave dhe Urdhëresën Administrative NJIF-K 03/2015 për Parandalimin dhe Zbulimin e Financimit të Terrorizmit.
Drejtori i NJIF-K me datë 12/01/2015 ka nënshkruar këto dy Urdhëresa Administrative të cilat hyjnë në fuqi 15 ditë pas datë së nënshkrimit.